Rreth studios

Studio Kontabiliteti Hysenbelli është studio kontabiliteti e regjistruar në QKB për ti ofruar biznesit vendas dhe të huaj shërbimet e Konsulencës Financiare , Konsulencës Fiskale, Konsulencës Kontabel. Filozofia e Studios bazohet në punen me korrektësi maksimale dhe respektimin e rregullave te etikes profesionale, në funksion të rritjes së efiçiencës ndaj klientit. Studio Kontabiliteti Hysenbelli do të jetë një partner ideal dhe i besueshem për biznesin tuaj që nga ofrimi i idesë për themelimin e biznesit si dhe ndjekjen e vazhdimësise së tij .

Shërbime Kontabiliteti

Mbajtja e llogarive – Mbajtje llogarie të shërbimeve të kontabilitetit me programin e Informatizuar Financa 5 (regjistrimi I faturave te blerjes , faturave të shitjes,veprimet e arkës ,inventari, regjistrimi I statement banke, kontabilizimet, veprimet paraprake të mbylljes dhe veprimet e mbylljes).

Më shumë

Shërbime Financiare

Hartim të pasqyrave financiare vjetore në përputhje me Standartet e Kontabilitetit. Organizim i kontabilitetit me programe kompjuterike financiare.Deklarimin elektronik (on-line) të Listepagesave, Sigurimeve Shoqërore, TAP, të TVSH-së, të Librave të Blerjeve dhe Librave të Shitjeve.

Më shumë

Shërbime për Individë

Deklarimi Individual Vjetor i te Ardhurave ( DIVA) - Deklarimet vjetore të Tatimit mbi të Ardhurat Personale. Aplikime per Leje Pune, Leje Qëndrimi dhe Vizë pune ne Republiken e Shqipërisë. Perllogaritje e tatimit në burim për të ardhura të përfituara nga dhënia me qera, puna individuale krijuese si e dhe burime të tjera të ardhurash. Deklarimi i taksave indirekte dhe lokale - Asistencë në perllogaritjen dhe deklarimin e taksave lokale mbi pasurine.

Më shumë
image
image
image
image
Translate »